Tropikal
Resort është një hotel resort gjigand që ndodhet në qytetin e Durrësit, Shqipëri.
Ka një hapësirë të madhe të gjelbër dhe natyrë të bukur. Plazhi privat dhe
pishina e bukur, kopshti i mirëmbajtur dhe i lulëzuar në çdo stinë, ku nuk mungojnë pemët
tropikale karakteristike, e bëjnë unik këtë Resort në zonën e Durrësit, por ai
gjithashtu konsiderohet dhe një ndër më të preferuarit në Shqipëri.
Qendra e Durrësit është 6 km larg, ndërsa Aeroporti Ndërkombëtar Nënë Tereza, është 35 km larg. Tropikal
Resort përbëhet nga një hotel modern 5 katësh dhe 5 godina të vogla të quajtura
bungalows.
Hoteli është
i ri, shumë modern me dhoma të dekoruara bukur. Hoteli është listuar si hotel
me 4 yje. Ndërsa vilat e vogla që kanë qenë godina ekzistuese,
janë rikonstruktuar në vitet e fundit, dhe janë të listuara me 3 yje.
Në resortin tonë gjeni çdo gjë në një vend të vetëm: bare, restorante, disko
verore, shërbim në plazh, shërbim në pishinë, ekipe animatorësh, aktivitete
muzikore, kënd lojërash për fëmijë, mjedise sportive, fusha futbolli, mjedise për
organizimin e dasmave, salla konferencash etj. Tropikal është gjithashtu rezidenca e preferuar e gjithe ekipeve sportive vendase dhe të huaja si dhe rezidenca e përhershme e ekipit futbollistik Skëndërbeu.
Tropikal Resort, mrekullia buzë detit Adriatik!