Tropikal Resort është Resorti i vetëm
në Shqipëri, që ofron dy fusha futbolli me përmasa standarde të mbuluara nga
bar natyral. Tropikal është kthyer në rezidencën kryesore të ekipeve të ndryshme të futbollit, vendase dhe të huaja, për meshkuj dhe femra. Tropikal është rezidenca e përhershme e ekipit të Skëndërbeut, i cili stërvitet rregullisht në komplekset tona sportive dhe gjithashtu akomodohet në hotelin tonë. Ekipe të
reja të futbollit, për meshkuj dhe femra mblidhen këtu, dhe së fundi dhe ekipe
huaja po frekuentojnë rregullisht këto mjedise.
Përvec fushave së futbollit, Tropikal
ofron kushte të mira për vrapim dhe relaks. Është një mjedis i madh i mbuluar
me palma dhe pisha, me pishinë gjigande dhe plazh privat. vec kësaj restoranti
me një kuzhinë të shijshme dhe produkte deti të freskëta, u mundësojnë
futbollistëve të ushqehen shëndetshëm dhe të jenë në formë të mirë gjatë
ndeshjeve. Të gjitha këto e bëjnë Tropikal Resortin një vend ideal për të
luajtur dhe për t'u përgatitur për fitoren e ndeshjeve.