Tropikal Resort Durrës tashmë prej 8 vitesh është kthyer në rezidencën kryesore të ekipeve të futbollit, vendase dhe të huaja. Duke qenë se Tropikal Resort Durrës ka 2 fusha futbolli optimale që u mundësojnë gjithë skuadrave një stërvitje intensive, Resorti ynë u ofron ekipeve gjithçka tjetër për të cilën ata kanë nevojë, që nga akomodimi i rehatshëm dhe ushqimi cilësor. Ekipet marrin shërbim restoranti: mëngjes, drekë dhe darkë bufe, me ushqime të freskëta të sezonit dhe shumë të shijshme- menu të larmishme me vlera ushqimore që i duhen një sportisti për të qënë në formë për ndeshjet e tij. Gjithashtu në Tropikal sportistët marrin dhe gjithë shërbimet e tjera të domosdoshme si lavanteri etj. Sportistët përveç akomodimit, ushqimit dhe mundësisë për stërvitje për ndeshjet e tyre, shijojnë gjithashtu dhe ajrin e pastër të gjithë ambjenteve të gjelbëruara të Tropikal dhe mbi të gjitha shëtitjet shplodhëse buzë detit. Aktualisht në Tropikal Resort janë grumbulluar 4 ekipe: Lushnja, Egnatia, Kombëtarja e femrave U19, Kombëtarja meshkuj U17. Ekipe të tjera priten të mbërrijnë në Tropikal këto ditë: Iliria e Kosoves dhe ekipe nga Zvicra. Ndërkohë dihet që ekipi i Skënderbeut ka rezidencën e tij të përhershme dhe është gjithnjë i pranishëm në resortin tonë, si për stërvitje ashtu dhe për momentet shplodhëse para ndeshjeve. Tropikal Resort me eksperiencën që ka për t’u shërbyer maksimalisht ekipeve sportive, është kthyer padiskutim në rezidencën më të preferuar të tyre. Ndihemi të nderuar dhe privilegjuar për atë çfarë ne ofrojmë në shërbim të ekipeve të futbollit, pasi sporti është pasion, është dashuri, është edukim i brezave që vijnë. Shqiptarët janë shumë të apasionuar pas futbollit dhe ne jemi krenarë që kontribuojmë sado pak në këtë fushë, duke i shërbyer në maksimum ekipeve tona dhe duke dhënë një ndihmesë modeste për suksesin e ekipeve shqiptare në fitoret e tyre brenda dhe jashtë vendit.