Pishina është vendi me i preferuar. Eshte absolutisht një prej pishinave
më të mëdha në Shqipëri me siperfaqej 1500 m2 dhe thellesi deri ne 165 cm. Te gjithe klientet kanë hapësirën e tyre për të
notuar dhe për të shijuar rrezet e diellit. E rrethuar gjithandej me çadra dhe
shezlonë, e kuruar dhe mirëmbajtur në detaje, uji i kulluar dhe i pastruar çdo
ditë, e bëjnë Pishinën e Tropikal vendin më të frekuentuar gjatë verës,
kryesisht nga të rinjtë. Ura e bukur në mes shfrytëzohet si për shëtitje dhe për
selfie nga të rinjtë e të rejat që vijnë
të pushojnë në Tropikal. Edhe në pishinë ne jemi pranë klientit, ku ju servirim
pije dhe gjithcka që ju keni nevojë.